Misioni & Vizioni
Misioni – Të krijojmë komunitet dhe të nxisim shpirtin e filantropisë nëpërmjet kulturës dhe edukimit.
Vizioni – Kultura dhe Komuniteti do të jetë lider në zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit dhe territorit.
- Ne edukojmë dhe zhvillojmë komunitetin nëpërmjet artit, kulturës dhe trashëgimisë dhe rrisim kompetencat qytetare nëpërmjet edukimit informal dhe jo formal.
- Ne fokusohemi tek kultura, jo vetëm në produktin kulturor e artistik, por edhe në tërësinë e vlerave, besimeve, zakoneve dhe komunikimit në komunitet.
- K&K është katalizator për lëvizjet komunitare.
- K&K synon të përfshijë komunitetet e periferive.
- K&K nxit vullnetarizmin dhe shpirtin e filantropisë.
Vizioni – Kultura dhe Komuniteti do të jetë lider në zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit dhe territorit.
- Do të influencojë zhvillimin kulturor të komunitetit duke zbatuar parimet e qëndrueshmërisë: Do të bëhet një partner në vendimmarrjen lokale, duke forcuar demokracinë.
- Do të zhvillojë shoqërinë civile: “komuniteti im është përgjegjësia ime dhe e ardhmja ime”
- Do të ndikojë në zgjatjen e horizontit kohor të politikave të zhvillimit në nivel lokal, si dhe në cilësinë mjedisore.
HISTORi
Kultura dhe Komunitetit u krijua në vitin 2006.
Duke e konsideruar artin si një mjet të fuqishëm për ndryshimin dhe zhvillimin e shoqërisë, organizata u fokusua në organizimin e projekteve dhe aktiviteteve kulturore dhe artistike, duke gjetur forma të komunikimit që të kishin sa më shumë ndikim në publikun e gjerë.
Kështu, shfaqja e filmave me tematikë rinore në shëtitoren kryesore të Durrësit, e hapur për cdo qytetar, ekspozimi i punimeve të ndryshme në videoart nga artistë të rinj, pikërisht në kulmin e popullimit të shëtitores në Durrës dhe në Vlorë, sollën gjatë sezoneve verore një mënyrë komunikimi të veçantë dhe provokuan në një audiencë të gjerë një të menduar ndryshe.
Gjithashtu puna në grupe për krijimin e koncepteve artistike me materiale të ricikluara, ishte një përvojë që edukoi në shumë aspekte, si të rinjtë pjesëmarrës, ashtu edhe qytetarë të shumtë që u bënë pjesë rastësisht dhe komunitetin kryeqytetas në përgjithësi, me mesazhin që arriti të përcjellë.
Kultura dhe Komuniteti është bërë pjesë e iniciativës së Kartës së Tokës.
Parimet e Kartës së Tokës janë udhërrëfyes në aktivitetin tonë dhe në programin e organizatës sonë, ne e konsiderojmë Kartën e Tokës si një instrument të fuqishëm edukues, duke ndjerë si detyrë kryesore promovimin e saj.