Vizitoni faqen tonë për të mësuar rreth aktiviteteve që do
të zhvillojmë së shpejti.
Nëse dëshironi të dini diçka rreth aktivitetit tonë të mëparshëm, lutemi, shikoni më poshtë disa foto dhe një përshkrim të shkurtër.
Nëse dëshironi të dini diçka rreth aktivitetit tonë të mëparshëm, lutemi, shikoni më poshtë disa foto dhe një përshkrim të shkurtër.
aktivitete që vijojnë së shpejti
Takim me të rinj për Kartën e Tokës
Takim me të rinj studentë dhe aktivistë nga shkolla të mesme për të prezantuar Kartën e Tokës. Ndërgjegjësimi i të rinjve për përgjegjësinë që duhet të ndiejnë në lidhje me ndikimin global të aktivitetit të tyre. Edukimi i tyre me parimet e Kartës së Tokës, për të pasur një zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe global. Një grup të rinjsh aktivistë të përzgjedhur, do të përgatiten për të bërë prezantimin e parimeve të Kartës së Tokës në të gjitha shkollat e Mesme të qytetit të Durrësit, mbi bazën e marrëveshjes së bërë më parë me Drejtorinë Arsimore Rajonale Durrës.
Koncert për grumbullim fondesh për qëllime filantropike
Takim me të rinj studentë dhe aktivistë nga shkolla të mesme për të prezantuar Kartën e Tokës. Ndërgjegjësimi i të rinjve për përgjegjësinë që duhet të ndiejnë në lidhje me ndikimin global të aktivitetit të tyre. Edukimi i tyre me parimet e Kartës së Tokës, për të pasur një zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe global. Një grup të rinjsh aktivistë të përzgjedhur, do të përgatiten për të bërë prezantimin e parimeve të Kartës së Tokës në të gjitha shkollat e Mesme të qytetit të Durrësit, mbi bazën e marrëveshjes së bërë më parë me Drejtorinë Arsimore Rajonale Durrës.
Koncert për grumbullim fondesh për qëllime filantropike
Aktivitete të zhvilluara
"Të Pastrojmë Bregdetin"
(22 Maj 2015; Durrës, Albania) Kultura dhe Komuniteti iu bashkua lëvizjes “Të pastrojmë bregdetin”, duke u vendosur në plazhin e Currilave, vend ky që na ishte caktuar nga organizatorët e këtij aksioni. Këto janë disa foto nga puna e vullnetarëve tanë, një hallkë e zinxhirit të mijëra vullnetarëve, nga Saranda në Velipojë, të cilët kontribuan për t’i dhënë jetë dhe bukuri bregdetit të Shqipërisë sonë të dashur. |
Konkursi "Toka-Shtepia jone e perbashket"
22 Prill 2015; Durrës, Albania Fotot e meposhtme jane deshmi te projektit tone "Toka -Shtepia jone e perbashket", i cili u finalizua ne sukses mbreme, ne 22 Prill 2015, ne Diten e Tokes. Gjate ceremonise se zhvilluar ne ambientet e Albanian College, Durres, te cilin e falenderojme pa mase, u perzgjodhen 12 fotot me te mira dhe u fituesit tri cmimeve te para u shperblyen me nje dhurate simbolike. Falenderojme bashkepunetoret tane Sigal, Durres, CSDC Durres dhe DAR Durres per mbeshtetjen. Me pas do t'ju njohim me fituesit e ketij konkursi! |
Toka-Shtëpia jonë e përbashkët
10 Prill 2015; Durrës, Albania Kultura dhe Komuniteti, po organizon, në bashkëpunim me DAR, Durrës, një konkurs te fotografisë, të frymëzuar nga Karta e Tokës, me temë : “Toka, Shtëpia jonë e përbashkët” Fituesit e këtij konkursi do të shpallen gjatë një ceremonie festive, në datën 22 Prill, që është edhe Dita Ndërkombëtare e Tokës. Fotot janë marrë nga takimi me të rinjtë që marrin pjesë në këtë konkurs, gjatë prezantimit të projektit dhe dhënies së orientimeve përkatëse! Suksese të rinjve pjesëmarrës…presim shumë nga ju! Falemnderit edhe njëherë, partnerit tonë të përhershëm në aktivitetin tonë, Klubit të Artit Sigal-Durrës! |
Takimi i radhës me të rinjtë - Parim i parë i Kartës se Tokës
(27 Mars 2015; Durrës, Albania) Takimi i radhës me të rinjtë e “Kultura dhe Komuniteti” Dje, përsëri në ambientin e “Klubit të artit, Sigal”, të rinj nga “Kultura dhe Komuniteti” u mblodhën në aktivitetin e radhës. Argumenti kryesor i takimit ishte trajtimi i temës së shpallur nga ne, në takimin paraardhës, parimi I parë i Kartës së Tokës. Për këtë u organizua një ëorkshop i vogël dhe, në frymën e diskutimeve aktive nga të rinjtë u realizua një ndërgjegjësim më I mirë lidhur me problemin e dinjitetit të lindur të njeriut dhe të ndërvarësisë së gjithë qenieve që përbëjnë komunitetin e jetës. Në takim u lanë detyrat për aktivitetet e K&K, në vazhdim… Falënderojmë edhe njëherë Klubin e Artit të Sigal për gatishmërinë dhe mbështetjen e jashtëzakonshme! |
Takim me të rinjtë e "Kultura dhe Komuniteti" - Karta e Tokës
(27 Shkurt 2015; Durrës, Albania) Një grup të rinjsh nga “Kultura dhe Komuniteti” u mblodhën në sallën e Klubit të Artit e Kulturës të Sigal- Durrës, të premten e kaluar. Në takim u prezantua programi i aktiviteteve të ardhshme të “Kultura dhe Komuniteti”dhe, si gjithmonë, u fol për Kartën e Tokës dhe për mënyrën se si ajo shërben si guidë për gjithë aktivitetin e organizatës sonë. Së shpejti, vullnetarët e organizatës sonë do të fillojnë promovimin e këtij dokumenti frymëzues në shkollat e qytetit dhe më gjerë. Gjithashtu, në këtë takim u përcaktua argumenti i diskutimit për takimin e ardhshëm, që është njëri nga parimet e Kartës së Tokës. Falënderojmë Sigal Durrës për bashkëpunimin dhe mbështetjen, si dhe mirëpresim të rinjtë në takimin e radhës. |
Prezantimi i Kartës së Tokës
(12 Dhjetor 2014; Durrës, Albania) Në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut Durrës, në praninë e përfaqësuesve të pushtetit lokal, institucioneve të ndryshme, organizatave dhe aktivisëve, Organizata Kultura dhe Komunitetit zhvilloi një takim sensibilizues, duke prezantuar Kartën e Tokës, si një kuadër etik për një zhvillim të qëndrueshëm global. Takimi u zhvillua më pas në frymën e debatit dhe të diskutimeve nga pjesëmarrësit. |
“Të gjithë
të ndryshëm, të gjithë të veçantë”
(Dhjetor 2010; Tiranë, Albania) Në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, Kultura dhe Komuniteti realizoi projektin “ Të gjithë të ndryshëm, të gjithë të veçantë”. Në këtë projekt, 10 shkolla të mesme të kryeqytetit, zgjodhën një ekip përfaqësues nxënësish. Secili ekip drejtohej nga një kurator-student i Universitetit të Arteve, për të ndërtuar me materiale të ricikluara, një pemë konceptuale për Vitin e Ri. Punët e këtyre të rinjve zbukuruan sheshin qendror të Kryeqytetit, për festat e fundvitit. |
"In front of…”
(Qershor - Gusht 2008; Durrës & Vlorë, Albania) Në bashkëpunim me bashkitë e qyteteve të Durresit dhe të Vlorës, Kultura dhe Komuniteti organizoi projektin : “In front of”. Një koleksion i përzgjedhur videoarti, punime të artistëve të rinj shqiptarë dhe italiane, u prezantua me nje ekran gjigand, në hapësirën publike, duke gjetur mënyrën për të komunikuar me publikun e gjerë jashtë galerive tradicionale. Prodhimi i një katalogu promovues të artistëve pjesëmarrës bënte pjesë në këtë projekt. |
“Kinemaja e verës”
(Korrik 2007; Durrës, Albania)
Kultura dhe Komuniteti përzgjodhi një koleksion prej 8 filmash të rinj italianë, me tematikë rinore dhe i përgatiti ata për t’i shfaqur në shëtitoren e Durrësit, gjatë verës, për publikun e gjerë.
(Korrik 2007; Durrës, Albania)
Kultura dhe Komuniteti përzgjodhi një koleksion prej 8 filmash të rinj italianë, me tematikë rinore dhe i përgatiti ata për t’i shfaqur në shëtitoren e Durrësit, gjatë verës, për publikun e gjerë.